image Zgjedhjet presidenciale në SHBA - Biden po vazhdon të prijë

Botë

Zgjedhjet presidenciale në SHBA – Biden po vazhdon të prijë

news image

Numërimi i votave në disa prej shteteve kyçe të SHBA-së po vazhdon, derisa fituesi i zgjedhjeve presidenciale nuk dihet akoma.

Por, çfarë dimë deri tash?

Të gjithë sytë kah shtetet mes-perëndimore: Zgjedhjet në SHBA janë larg nga përfundimi derisa miliona vota në shtetet kyçe si Pennsylvania, Wisconsin dhe Michigan – fletëvotime që janë hedhur para ditës së votimit – duhet të numërohen akoma. Pennsylvania ka numëruar 39 për qind të fletëvotimeve që ka pranuar me postë.

Numërimi po vazhdon në Arizona dhe Georgia: Joe Biden duket se ka shënuar një fitore bindëse në Arizona, shtet që Trump e kishte fituar në vitin 2016. Në Georgia u regjistruan disa telashe, derisa zyrtarët në Qarkun Fulton që përfshin Atlantën dhe periferitë e saj, thanë se numërimi do të vazhdojë në orën 8 të mëngjesit.

Presidenti Trump u përpoq ta shpallë fitoren: Donald Trump e ka shpallur një fitore të pambështetur. Ai ka pretenduar se në këto zgjedhje ka pasë “mashtrim”, por për këtë nuk ka paraqitur fakte. Presidenti aktual, që pretendon edhe një mandat në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka paralajmëruar që do të shkojë në Gjykatën Supreme për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve.

Biden vazhdon të kryesojë: I nominuari demokrat Joe Biden është duke e mbajtur epërsinë në Kolegjin Elektoral në këtë fazë – 220 me 213. Mos harroni: 270 vota elektorale janë të nevojshme për t’u bërë president./Gazeta Sinjali/