image Zgjedhjet në veri, afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve

Politikë

Zgjedhjet në veri, afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar subjektet politike, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediet, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se është duke vazhduar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

“Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara  do të përfundojë më 12 dhjetor 2022. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore e ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediave do të përfundojë më 13 dhjetor 2022”, thuhet në njoftim.

“Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këto zgjedhje”.

/GazetaSinjali/