image VV kërkon nga KQZ shtyrjen e afatit për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri
[wp-story id="814678"]

Politikë

VV kërkon nga KQZ shtyrjen e afatit për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shtyrë afatin për regjistrim të partive politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në veri të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar anëtari i KQZ-së nga VV-ja, Alim Rama. Ai megjithëkëtë ka mohuar se kjo kërkesë ka të bëjë me zhvillimet politike në Bruksel dhe mundësinë e kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.

“Jo nuk ka të bëjë me këtë sepse unë këtë çështje e kam ngrit që nga e marta e kaluar. Në kërkesën time i kam paraqitur arsyet që konsideroj se nuk janë projektu siç duhet këto afate dhe është hera e parë që nuk kanë kaluar nëpër Këshilla komunal Zgjedhor”, tha Rama.

Ai ka shtuar se gjasat që kjo mbledhje do të mbahet në mënyrë elektronike sepse kryesuesi i KQZ-së nuk është në Kosovë.

/GazetaSinjali/