Një avokat i kandidatit të aleancës opozitare të Turqisë në zgjedhjet presidenciale, raundi i dytë i të cilave zhvillohet të dielën ka ngritur padi për një video propagandistike që sugjeron se Kilicidaroglu ka lidhje me lëvizjen e paligjshme të armatosur separatiste kurde, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një organizatë që Turqia, SHBA dhe BE e cilësojnë si terroriste, tha ai për Agjencinë Gjermane të martën.
“Ne kemi ngritur qindra padi në prokurorinë e Ankarasë për shpifje, fyerje të personalitetit dhe keqinformim,” tha Celal Celik, avokati i Kemal Kilicdaroglu.
Opozita kërkon që ata që krijuan dhe përhapën këto gënjeshtra përmes faqeve të rrjeteve sociale, të mbajnë përgjegjësi, shtoi Çelik, duke ia hedhur fajin rrethit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Gjatë disa fjalimeve të fushatës së Erdogan, është shfaqur një video që tregon Kilicdaroglu dhe më pas, ndër të tjera, një anëtar të CHP-së duke kënduar këngën e fushatës.
Edhe nëse është një “redaktim”, ka video që tregojnë partinë, duke mbështetur rivalin e saj, pohoi Erdogan gjatë intervistës së tij televizive të hënën mbrëma, pa paraqitur ndonjë prove.
Erdogan “rrëfeu” “shpifjen” e tij, ishte reagimi i Kilicdaroglu dje në provincën Hatay. Ai e quajti kundërshtarin e tij “mashtrues”.
“Nuk është një montazh, është e vërtetë,” kundërshtoi Fahrettin Altun, drejtori i komunikimit i zotit Erdogan, përmes Twitter.
Presidenti turk pretendon se mbështetja e partisë pro-kurde për Kilicdaroglu tregon se partia e tij është në favor të tyre.