image Zgjedhjet në Spanjë: Blloku i djathtë prin, por s'e arrin shumicën

Evropë

Zgjedhjet në Spanjë: Blloku i djathtë prin, por s’e arrin shumicën

news image

Asnjë parti apo bllok nuk do të fitojë një shumicë absolute në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të Spanjës, sipas rezultatit më të fundit, pas numërimit të rreth 95 për qind të votave, të dielën, pavarësisht se Partia Popullore (PP) është në rrugë për t’i mposhtur socialistët në pushtet.

PP-ja pritet të ketë 136 vende parlamentare në dhomën e poshtme prej 350 vendesh, 47 më shumë sesa në zgjedhjet e mëparshme, të mbajtura më 2019, ka treguar rezultati preliminar i publikuar nga Ministria e Brendshme.

Partia e ekstremit të djathtë, Vox, pritet t’i ketë 33 vende, 19 më pak se që kishte siguruar më 2019, që do ta mbajnë atë si forcën e tretë më e madhe në parlament.

Por, një hipotetik mes saj dhe PP-së nuk do të arrinte shumicën absolute prej 176 vendeve parlamentare.

Partia Socialiste e kryeministrit Pedro Sanchez është e dyta dhe pritet t’i ketë 122 vende, ndërsa aleatja e saj, Sumar nga ekstremi i majtë, pritet t’i ketë 31 vende.

Rezultatet paralajmërojnë një parlament të ndarë, ndonëse sondazhet pas votimit tregonin se PP-ja dhe Vox kishin gjasa të mira të arrinin një shumicë për të formuar një qeveri.

/GazetaSinjali/