Komisioni i Rithemelimit ka nisur votimet që në orën 08:00 në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë për kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Grupi i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha ka ftuar anëtarët e Partisë Demokratike në degët Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkodër që të bëhen pjesë procesit të votimit “si ushtrim i demokracisë dhe proces përbashkues, për një Parti Demokratike më të fortë e më të bashkuar”.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njoftoi se nëse do të ketë ende votues procesi do të vijojë edhe pas orës 17:00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD-së në degën përkatëse të ketë votuar./tch
Kandidatët:
DIBËR:
- Behar Baudin Dema, ekonomist
- Dafina Bajram Muda, psikologe
- Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar
DURRËS:
- Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist
- Silvja Xhemal Gjepali, IT
LUSHNJË:
- Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat
- Elton Ilir Bano, jurist – avokat
- Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik
- Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.
RROGOZHINË:
- Eqerem Ymer Deliu, ekonomist
- Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar
- Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner
- Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi
- Vladimir Selman Manushi, mjek dentist
SHKODËR:
- Alfred Ernest Kocobashi, jurist
- Arben Xhavid Maliqi, jurist
- Astrit Myfid Bushati, Jurist
- Bardh Ali Spahia, Mjek
- Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke
- Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike
VORË:
- Luan Gani Beta, Inxhinier
- Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist