image Zgjedhja e Presidentit, Berisha kërkon fjalën: Nuk pranohet kjo kandidaturë

Shqipëri

Zgjedhja e Presidentit, Berisha kërkon fjalën: Nuk pranohet kjo kandidaturë

news image

Teksa ka nisur seanca e Kuvendit për votimin e Bajram Begajt si President i ri i Republikës së Shqipërisë, ish-kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar të ndërhyjë në proces duke folur nga vendi.

Berisha i ka kërkuar kryetares së Kuvendit që t’i japë fjalën për procedurë, por sipas rregullores kjo është e palejuar në situata ku zgjidhet Presidenti.

Megjithatë Berisha ka folur nga vendi duke dhënë disa kritika, ku sipas tij kandidatura e Begajt nuk pranohet.

Sali Berisha: Kërkoj fjalën për procedurë.

Lindita Nikolla: Nuk ka procedurë, nuk lejohet.

Sali Berisha: Nuk pranohet kjo kandidaturë.

/GazetaSinjali/