image Zgjedhet kryesuesi i Kuvendit Komunal në Podujevë

Politikë

Zgjedhet kryesuesi i Kuvendit Komunal në Podujevë

news image

Me 19 vota pro asnjë kundër dhe asnjë të pavlefshme Ilmi Hoxha është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Podujevës pas zhvillimit të procesit të votimit.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.

Afati i fundit për zgjedhje  e kryetarit të Asamblesë Komunale në Podujevë ishte 3 janari 2022.

/GazetaSinjali/