image Zgjedhet drejtori i Agjencisë së Akreditimit

Kosovë

Arsim/ Zgjedhet drejtori i Agjencisë së Akreditimit

news image

Qeveria e Kosovës ka votuar sot shqyrtimin e propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Propozimin e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu.

Ai ka thënë se në komision përzgjedhës kanë qenë tre sekretar, një përfaqësues i Universitetit të Prishtinës dhe një nga organizatat joqeveritare.

“Janë shqyrtuar 13 kandidatë, dhe 11 prej tyre kanë hyrë në listë të shkurtër”, ka thënë Veliu.

“Tre kandidatë janë rekomanduar si më të përshtatshëm: Afrim Lokaj, Rifat Morina dhe Naim Gashi, që ka pasur më së shumti pikë nga kompania britanike.

Emrat e kandidatëve janë publikuar në faqen e ministrisë dhe pas publikimit është respektuar afati 8 ditor për ankesa”, ka shtuar ai.

Si kandidat Ministria e ka propozuar Naim Gashin, që është miratuar me shumicë të votave në Qeveri të Kosovës, pa asnjë votë kundër dhe abstenim. /Gazeta Sinjali/