image Zgjedhen tre anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave

Kosovë

Zgjedhen tre anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave

news image

Në Kuvendin e Kosovës janë zgjedhur tre anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave.

Anëtarët e zgjedhur janë Besnik Berisha, Jeton Mehmeti dhe Fatih Basha. Besnik Berisha është zgjedhur me mandat katër vjeçar, ndërsa Fatih Basha dhe Jeton Mehmeti me mandat tre vjeçar.

Deputeti Besian Mustafa në emër të komisionit votues prezantoi numrin e votave për këta kandidatë.

“Për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komunitetit shumicë shqiptare kanë marrë pjesë 83 deputetë. Tri nga këto fletëvotime kanë qenë të pavelfshme. Ndërsa, Besnik Berisha ka fituar 70 vota, Jeton Mehmeti 56 vota, Visar Xani 16 vota dhe Luljetë Aliu Krasniqi ka fituar 12 vota. Ndërsa, për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave të komuniteteve jo-shqiptare në votim kanë marrë pjesë po ashtu 83 deputetë, të pavlefshme janë katër fletëvotime. Fatih Basha ka fituar 75 vota, ndërsa Lendrit Qeli ka fituar katër vota. Sipas këtij rezultati konstatojmë se Besnik Berisha, Jeton Mehmeti dhe Fatih Basha i kanë votat e mjaftueshme për anëtar të bordit të KPM-së”, deklaroi Mustafa.

/GazetaSinjali/