Paz zgjedhjes së nënkryetarit të LVV-së, Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit, deputetët kanë votuar edhe nënkryetarët.
Nënkryetarja e parë nga LVV do të jetë Arbërie Nagavci, nga LDK Kujtim Shala, nga PDK Memli Krasniqi, raporton Gazeta Sinjali.
Me shumicë votash, këta do të jenë nënkryetarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
104 vota nga 111 deputetë të pranishëm në sallë, miratuan këtë pako-propozim. /Gazeta Sinjali/