image Zgjatet afati i aplikimit për subvencionim të efiçiencës së energjisë

Financa

Zgjatet afati i aplikimit për subvencionim të efiçiencës së energjisë

news image

Ministria e Ekonomisë, njofton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim në thirrjen e dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët 03/2022, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim për fazën 1 deri më 2 Dhjetor 2022.

Nënjofitmin e ME-së, thuhet se zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve të cilët, përkundër interesimit nuk kanë arritur të aplikojnë në fazën 1 brenda afatit të përcaktuar.

Andaj duke u bazuar në Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë, ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje.

Ministria fton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.


Për tu informuar më shumë rreth subvencionit, bashkohuni në komunitetin tonë në Viber përmes linkut: https://invite.viber.com/?g2=AQBvd50Xxwr4z1Ae8XF9OkcptcYKNYalsZkBrBQ0pBmB4QSxwKunQy8rHqN1O7Bq​.

/GazetaSinjali/