image Zëvendësministri shpërndan recetën e rrejshme për trajtimin e koronavirusit

Shëndetësi

Zëvendësministri shpërndan recetën e rrejshme për trajtimin e koronavirusit

news image

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci ka shpërndarë në Facebook një ‘recetë’ se si duhet të trajtohet koronavirusi në kushte shtëpie, shkruan Gazeta Sinjali.

Brestovci e ka mbajtur për disa minuta terapinë “fake” në profil, për ta larguar atë më pas.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 115825691_2787677144853265_399488829487970323_n.jpg

Ndaj kësaj recete e cila ka qarkulluar gjatë ditëve të fundit në media, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë sot, e cila i ka lutur qytetarët që të mos biejnë pre e publikimeve të tilla dhe që për çfarëdo shqetësimi lidhur me COVID-19 ta kontaktojnë mjekun dhe t’i përcjellin këshillat e ministrisë dhe IKSHPK-së.

Kujtojmë se, se kjo ‘recetë’ për trajtimin e personave të prekur nga koronavirusi, ka qarkulluar në media kinse është rekomanduar nga “Tata Health”. Por kjo organizatë përmes një emaili më vonë sqaroi se nuk kanë dhënë një rekomandim të tillë.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skënder Syla, i cili ka lutur qytetarët që të mos bëhen viktima të recetave të tilla, ndërsa ka shtuar që për çdo shqetësim shëndetësor të kontaktojnë mjekun e të mos bëjnë eksperimente me shëndetin. /Gazeta Sinjali