image Zëvendësministri i ri i Arsimit ende nuk i ka përfunduar studimet bachelor

Politikë

Zëvendësministri i ri i Arsimit ende nuk i ka përfunduar studimet bachelor

news image

Driton Bardheci, i cili sot është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas Organizatës Studentore “Studim, Veprim, Kritikë”, ende është duke i ndjekur studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas kësaj organizate Bardheci ka notën mesatare 6.8, transmeton Gazeta Sinjali.

“Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë. Këso goditje të rënda, të njëpasnjëshme, për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës (ndaj të cilit vendim edhe kemi protestuar)”, thuhet në reagimin e SKV-së.

Postimi i plotë i SKV-së:

Zëvendësministri student

Sot, u njoftuam se Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo është një goditje tjetër e rëndë për arsimin në Kosovë pas emërimit të plagjiatit Ramë Likaj si Ministër i Arsimit.

Kush është zv. Ministri i emëruar sot nga Kryeministri Avdullah Hoti?

Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë.

Këso goditje të rënda, të njëpasnjëshme, për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës (ndaj të cilit vendim edhe kemi protestuar).

Ndërsa pas znj. Hykmete Bajramit në krye të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë erdhi Ramë Likaj i cili është akuzuar për plagjiaturë, pasiqë i njëjti për një periudhë të shkurtër kohore ka botuar një numrë të madh të publikimeve shkencore të cilët nuk arsyetohen. /Gazeta Sinjali/