image Studentja e UP-së shpallet futbollistja më e mirë e vitit nga FFK-ja

Futboll

Studentja e UP-së shpallet futbollistja më e mirë e vitit nga FFK-ja

news image

Lumbardha Misini, studente e UP-së, është shpallur futbollistja më e mirë e vitit 2022. Ky çmim i është ndarë Lumbardhës në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Universiteti i Prishtinës njofton se Lumbardha është futbolliste e KFF EP COM, që garon në Superligën e futbollit të femrave në Kosovë, klub me të cilin u shpall kampione në edicionin 2021/22 dhe mori pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/23. Po ashtu, ajo është reprezentuese e Kosovës në futboll dhe ka marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin e vitit 2023.

“Lumbardha, përveç se është sportiste e dalluar, është duke i vijuar studimet universitare në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit”, thuet në komunikatën e Universitetit të Prishtinës.

/GazetaSinjali/