image Zëvendësministri: Ka përfunduar studimi për rrugën Prizren - Tetovë

Politikë

Zëvendësministri: Ka përfunduar studimi për rrugën Prizren – Tetovë

news image

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në mbledhjen e qeverisë, ka deklaruar se është përfunduar studimi i fizibilitetit për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë dhe se për nënshkrimin e marrëveshjes për këtë projekt do të mblidhen dy qeveritë, e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë Veriore, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Është bërë studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë me tunel dhe në mbledhjen e ardhshme me dy qeveritë do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e kësaj rruge”, ka thënë ai.

Durmishi ka përmendur edhe projektet e tjera të cilat po realizohen dhe projektet të cilat planifikohen të realizohen. 

Ai deklaruar se është rishpallur tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve për tri vitet e ardhshme.

Numri dy në Ministrinë e Infrastrukturës tha se kjo ministri ka kursyer 22 milionë euro. Ai po ashtu bëri të ditur se do të rishpallet tenderi për sinjalistikën.

“Po vazhdon realizimi i projekteve të infrastrukturës dhe gjatë kësaj periudhe kohore janë zhbllokuar 20 kontrata, të cilat nuk kishin zhvilluar aktivitet për më shumë se 2 vjet. Po vazhdojnë punimet në rrugët Prishtinë – Mitrovicë,  Prishtinë – Podujevë, Zhur – Dragash – Brod, Gërlicë – Brezovicë, Prizren -Prevallë dhe shumë projekte tjera. Në bashkëpunim me mekanizmat e BE-së është përfunduar studimi i fizibiltetit dhe hartimi i projektit për autostradën Besi – Merdar” ka thënë Durmishi./Gazeta Sinjali/