image Zëvendëskryeministri britanik: Konflikti në Ukrainë do të zgjasë me muaj nëse jo vite

Botë

Zëvendëskryeministri britanik: Konflikti në Ukrainë do të zgjasë me muaj nëse jo vite

news image

Sot shënohet dita e 11-të e pushtimit rus në Ukrainë, mirëpo ende nuk dihet se kur do të mbarojë.

Një skenar të kësaj, e ka dhënë zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, Dominic Raab.

Raab tha se konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë mund të zgjasë me muaj ose me vite.

Ai tha se aleatët duhet të tregojnë “qëndrueshmëri strategjike” për të siguruar që Vladimir Putin i Rusisë të dështojë.

/GazetaSinjali/