Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot do të qëndrojë në Bruksel.
Ai do të pritet në një takim nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Vizita e Bislimit në Bruksel është bërë e ditur nga Komisioni Evropian.
Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, Bislimi do të takohet edhe me zv/presidenten e Komisionit Evropian, Vera Jourova.
Arsyeja e kësaj vizite dhe temat që pritet të diskutohen në këto takime të Bislimit nuk janë bërë ende të ditura.
Gjatë qëndrimit të fundit që pati në Bruksel, Bislimi ishte aty për marrëveshjen e targave e cila është arritur pas tetë orësh takime me emisarin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.