Zëvendësi i Qassem Soleimanit, gjeneralit iranian të vrarë të premten nga forcat amerikane, Mohammad Reza Naqdi, e ka kërcënuar SHBA-në.
Ai ka thënë se nëse forcat amerikane duan të mbesin gjallë, duhet t’i largojnë bazat e tyre ushtarake nga rajoni, përcjell Gazeta Sinjali.
“Nëse forcat amerikane duan të qëndrojnë gjallë, ata duhet t’i evakuojnë bazat e tyre ushtarake në rajon dhe të largohen”, tha Naqdi.
Ai gjithashtu foli edhe për hakmarrjen e paralajmëruar të Iranit ndaj SHBA-së pas vrasjes së gjeneralit Soleimani.
“Hakmarrja nga Irani dhe komandantët e rezistencës është e sigurt, e pakontrollueshme dhe e dhimbshme”, tha ai.
Hakmarrja e paralajmëruar ka nisur para disa orëve, me një sulm ndaj bazës ushtarake të Amerikës në Kenia.
Orë më parë, presidneti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgatitur për luftën me Iranin, duke blerë rreth dy trilionë dollarë pajisje ushtarake. /Gazeta Sinjali/