image Trump paralajmëron luftë të madhe: Sapo shpenzuam dy trilionë dollarë për pajisje ushtarake

Botë

Kërcënim/ Trump paralajmëron luftë të madhe: Sapo shpenzuam dy trilionë dollarë për pajisje ushtarake

news image

Presidneti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgatitur për luftën me Iranin, pas vrasjses së gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimanit.

“Shtetet e Bashkuara sapo shpenzuan dy trilion dollarë për pajisje ushtarake. Ne jemi më të mëdhenjtë dhe deri tani më të MIRËT në botë! Nëse Irani sulmon një bazë amerikane apo ndonjë amerikan, ne do t’i dërgojmë disa nga pajisjet e bukura të reja… dhe pa hezitim!”, ka shkruar Trump në Twitter, përcjell Gazeta Sinjali.

Vrasja e gjeneralit iraninan të premten ka bërë që Irani të paralajmëroj një “hakmarrje të ftohtë” kundër SHBA-së.

Hakmarrja e paralajmëruar ka nisur para disa orëve, me një sulm ndaj bazës ushtarake të Amerikës në Kenia. /Gazeta Sinjali/