image Zëvendësdrejtori i RTK-së e fton për darkë deputeten e VV-së

Politikë

Zëvendësdrejtori i RTK-së e fton për darkë deputeten e VV-së

news image

Grindjet në mes menaxhmentit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë, transmeton Sinjali.  

Zëvendësdrejtori i RTK-së, Mentor Shala, ka ironizuar me deputeten e Grupit Parlamentar të VV-së, nga Lista Vjosa, Doarsa Kica-Xhelili, e cila kishte deklaruar se ky institucion kishte ndërprerë transmetimin live në një komision ku përmendej emri i Shalës.

Zëvendësdrejtori i RTK-së i ka kërkuar takim deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje për shkak se i është përmendur emri.  

“A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që don i thërrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Kënaqemi edhe të tregoj për krejt RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja. E miqtë e RTK-së?! Jo valla s’po i thërrasim”, ka shkruar Shala në Facebook.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje në Komisionin për Buxhet dhe Financa ka rekomanduar shkarkimin e bordit të RTK-së. Ata gjithashtu kanë akuzuar menaxhmentin e RTK-së se janë të përfshirë në punësime familjare e dëmtim të interesave të RTK-së. /Gazeta Sinjali/