image Telekomi i jep mbi 6.2 milionë euro paga për punëtorët e pensionuar vullnetarisht

Financa

Telekomi i jep mbi 6.2 milionë euro paga për punëtorët e pensionuar vullnetarisht

news image

Telekomi i Kosovës ka bërë të ditur se i ka ekzekutuar pagat për 302 punëtorë të cilët kanë zgjedhur të pensionohen para kohe.

Për një muaj, nga 25 marsi i këtij viti deri më 25 prill, 66 të punësuar kanë pranuar pakon vullnetare për pensionim të parakohshëm, ndërsa 271 të tjerë hyjnë, sipas njoftimit, në atë që njihet si “pako vullnetare për të punësuarit e tjerë”

Në afatin e dytë, nga 29 prilli deri më 10 maj 2022 kanë aplikuar 7 të punësuar në pakon vullnetare për pensionim të parakohshëm, ndërsa 17 të tjerë në “pakon vullnetare për të punësuarit e tjerë”

Kurse, në afatin e tretë, nga data 13 qershor deri me 15 kanë aplikuar tre të punësuar në pakon vullnetare për pensionimin e parakohshëm, ndërsa 19 të punësuar kanë aplikuar në “pakon vullnetare për të punësuarit e tjerë”.

Sipas njoftimit të Telekomit, nga “pako vullnetare për pensionim të parakohshëm” për pakon A, janë bërë pagesa neto në vlerë 945 mijë e 859 euro, ku tatim shtetit i janë dhënë 89 mijë e 975, e totali për këtë pako kap shifrën prej 1 milion e 145 mijë e 809.

Ndërsa, në “pakon vullnetare për të punësuarit tjerë” janë bërë pagesa për paga në vlerë 4 milionë e 201 mijë e 577 euro, ku tatim do t’i paguhet shtetit në vlerë prej 399 mijë e 485 euro dhe kontribute pensionale në vlerë prej 484 mijë e 466 euro, me një vlerë totale të shpenzimeve prej 5 milionë e 85 mijë e 266 euro.  E për të dyja pakot janë paguar gjithsejt 6 milionë e 231 mijë e 75 euro.

/GazetaSinjali/