image Zeqiri: 40 zyrtarë të Policisë janë larguar në vitin 2023, të gjithë po krenohen me ta por nuk po i paguajnë

Sociale

Zeqiri: 40 zyrtarë të Policisë janë larguar në vitin 2023, të gjithë po krenohen me ta por nuk po i paguajnë

news image

Vëtëm në muajt e parë të këtij viti, sipas kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri 40 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje me arsyetimin e kushteve jo të mira.

Zeqiri ka thënë se pakënaqësi tjetër e tyre ka qenë edhe paga, dhe sipas tij shumica nga të dorëhequrit kanë qenë profesionistë.

“Për vitin 2023, kanë dhënë dorëheqje rreth 40 zyrtarë policorë, shumica prej tyre kanë qenë të pakënaqur me kushtet dhe pagën. Kjo është shqetësimi jonë, duhet të jetë shqetësim për Qeverinë, të gjithë ata që po japin dorëheqje janë profesionistë. Për ta krijuar një profesionist nevojiten së paku 5 vite.” – ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Zeqiri shtoi se të gjithë po krenohen me punën e Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe qeveritarët, por sipas tij këta të fundit i kanë ndalur edhe shtesat e rrezikshmërisë.

“Ne të gjithë po krenohemi, po krenohet populli, edhe shteti edhe qeveritarët. Përkundër kërkesave, këta muajt e fundit na ka lind edhe një kërkesë shtesë, që shtesat e rrezikshmërisë në punë që nga implementimi i ligjit të pagës, nuk po paguhen. Kjo ka ndodhë që nga muaji shkurt, për çdo muaj na është premtuar se do ta bëjnë këtë, do ta vendosin në mënyrë retroaktive. I kemi dërguar kërkesë kryeministrit që shtesat e rrezikshmërisë të paguhen, sepse nuk ka logjikë, që një zyrtar policor, nuk ka rrezikshmëri. Çdo zyrtar policor ka obligim ligjor të intervenoj në 24 orë, edhe kur s’është në orar të punës. Mosveprimi është vepër penale për neve.” – ka deklaruar Zeqiri.

/GazetaSinjali/