image Reagon Zenun Elezaj pasi Gjykata e shpalli fajtor për konflikt interesi

Drejtësi

Reagon Zenun Elezaj pasi Gjykata e shpalli fajtor për konflikt interesi

news image

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka reaguar pasi që është dënuar me katër mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Pejë për konflikt interesi, shkruan Gazeta Sinjali.

Elezaj është shprehur se nuk e ka kryer veprën për të cilën është dënuar, por ai vetëm i është shmangur konfliktit të interesit.

Ai tha se e ka zbatuar ligjin në përpikëri, por Prokuroria nuk ka ofruar asnjë provë për ta mbështetur aktakuzën e saj.

Postimi i plotë:

Për të gjitha palët e interesuara,

Sot, përmes mbrojtësit kam kuptuar se Gjykata Themelore në Pejë, si Gjykatë e shkallës së parë, më ka shpallur fajtor për veprën penale të konfliktit të interesit.

Duke qenë se vendimin gjykata e ka shpallur sot, jam i bindur se ankesa drejtuar Gjykatës së Apelit të Kosovës si Gjykatë e shkallës së dytë do rrëzojë këtë vendim të Gjykatës Themelore në Pejë. Kjo meqë unë jo që nuk kam kryer veprën penale në fjalë, por i jam shmangur konfliktit të interesit.

Unë kam zbatuar ligjin në fuqi në përpikëri, e Prokuroria nuk ka ofruar asnjë provë për ta mbështetur aktakuzën e saj. E për habinë time, Gjykata e shkallës së parë ka gjetur bazë të më shpallë fajtor pa asnjë provë të drejtpërdrejt.

Sa do që ky vendim nuk është i drejtë për mua, shpresoj se ai nuk është nxitur nga interesat politike të kujtdo.

Pasi do të pranojmë vendimin me shkrim, sigurisht se ekipi i mbrojtjes do të deklarohet për opinionin tonë përshtatshmërisht.

Sinqerisht, i juaji,

Zenun Elezaj

/Gazeta Sinjali/