image Zeniti e përjashton futbollistin ukrainas, tifozët kërkojnë “të zhduket”, pasi reagoi për pushtimin ndaj shtetit të tij

Futboll

Zeniti e përjashton futbollistin ukrainas, tifozët kërkojnë “të zhduket”, pasi reagoi për pushtimin ndaj shtetit të tij

news image

Shpërthimi i luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka nisur t’i shpërfaqë efektet e para edhe në botën e sportit.

Në fakt, futbollisti ukrainas Yaroslav Rakitskiy është përjashtuar nga ekipi i tij i deritashëm, Zenit St. Petersburg.

Qendërmbrojtësi së fundmi e shfaqi hapur qëndrimin e tij kundër luftës së nisur nga Rusia, e cila e sulmoi ushtarakisht vendin e tij.

Dhe, këto deklarata i kanë kushtuar futbollistit me përjashtim nga klubi  rus.

Rakitskiy e kishte postuar një fotografi të Ukrainës në faqen e tij në Instagram duke shkruar: “Unë jam ukrainas. Paqe në Ukrainë. Ndal luftën”, në solidarizim me kombin e tij.

View this post on Instagram

A post shared by Yaroslav_Rakitskyy_official (@rakitskyy_official)

32 vjeçari i ka zhvilluar 54 ndeshje me Kombëtaren e tij duke i realizuar 4 gola, ndërsa e ka përfaqësuar atë në Euro 2012 dhe Euro 2016 para se të pensionohej nga ajo në vitin 2019.

“Daily Mail” raporton se përjashtimi i Rakitskiyt është bërë shkaku i marrëdhënieve të Zenitit me korporatën e energjisë, Gazprom.

Kjo e fundit është në pronësi të Qeverisë ruse dhe presidenti Vladimir Putin është mbështetës i Zenitit.

Rakitskiy e zhvilloi ndeshjen e fundit me Zenitin javën e kaluar në humbjen 2:3 nga Betisi, ndërsa përfundoi në bankinë në barazimin e së enjtes në Spanjë, kur Zeniti u eliminua nga kjo garë.

Ai u sulmua në rrjetet sociale nga tifozët rusë, të cilët kërkuan që të përjashtohet “dhe të zhduket”. /GazetaSinjaliSporti/