image Vdiq në fushën e futbollit shqiptar, Dwamenas i jepet lamtumira e fundit në Ganë

Futboll

Vdiq në fushën e futbollit shqiptar, Dwamenas i jepet lamtumira e fundit në Ganë

news image

Raphael Dwamena humbi jetën në fushë pas një ataku kardiak në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit më datë 11 nëntor. Pasi u kryen të gjitha procedurat në Shqipëri, trupi i pajetë i Dwamena mbërriti në Ganë, vendlindjen e tij.

Ditën e shtunë u mbajt edhe ceremonia mortore ku ish-futbollisti u përcoll për në banesën e fundit.

Dwamena ishte një nga lojtarët e huaj më të spikatur që ka luajtur ndonjëherë në futbollin shqiptar, por problemet në zemër rezultuan fatale për fatet e 28-vjeçarit që humbi jetën në terrenin e gjelbër.

Të premten, në ndeshjen miqësore që Gana luajti ndaj Madagaskarit, u mbajt edhe një minutë heshtje në nder të Dwamenës i cili me kombëtaren ganeze numëron tetë ndeshje dhe dy gola të shënuar. /SS/

/GazetaSinjali/