image “Zeman nuk dërgoi ambasador në Kosovë”, Daçiq thotë se është mirënjohës ndaj Çekisë

Politikë

“Zeman nuk dërgoi ambasador në Kosovë”, Daçiq thotë se është mirënjohës ndaj Çekisë

news image

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, i ka thënë se nuk ka marrë letrat kredenciale për ambasadorin e Kosovës dhe se nuk e ka dërguar ambasadorin çek në Kosovë.

Daçiq tha se Beogradi i është shumë mirënjohës presidentit çek për këtë.

I pyetur nëse Zeman, me të cilin u takua gjatë qëndrimit në Republikën Çeke, tha në mënyrë specifike se cili ishte qëndrimi i tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Daçiq tha:

“Jo, ai nuk u fut në atë pjesë të problemit. Ai ka mirëkuptim të plotë për atë problem, ai më tha se nuk ka marrë letra kredenciale për ambasadorin e tyre dhe se nuk e ka dërguar ambasadorin çek në Kosovë, për të cilën ne jemi shumë mirënjohës”, raporton Tanjug.

Ai tha se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Republikës Çeke janë në një nivel shumë të lartë dhe se ai bisedoi me nikoqirët, kryesisht me presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Çeke, Radek Vondraçek, për thellimin e bashkëpunimit dhe nevojën për takimet./Gazeta Sinjali/