Disa projektligje nuk kanë kaluar sot në Kuvendin e Kosovës, për shkak të mungesës së kuorumit, mirëpo në momentin që kryeministri Kurti hyri në sallë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj u tall pak me të, shkruan Gazeta Sinjali.
“Erdh Albini, erdh kryeministri tash voton”, u dëgjua duke thënë Zemaj.
Deri tani janë miratuar tri projektligje:
Me 61 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër është miratuar në parim Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate.
Po ashtu, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në Kuvend ka kaluar në parim edhe Projektligji nr.08/L-120 për Ushqim.
Me po këtë rezultat është votuar në parim Projektligji nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore.