image Zemaj reagon pas lajmit se Zvicra do ta largojë Kosovën nga karantina

Kosovë

Zemaj reagon pas lajmit se Zvicra do ta largojë Kosovën nga karantina

news image

Nga 28 shtatori, bashkatdhetarët nga Zvicra që vijnë në Kosovë, nuk do t’i nënshtohen karantinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ky është një lajm i mirë, ndërsa ka shtuar se Kosova është më e bukur me bashkatdhetarët, prandaj është më dyer të hapura 12 muaj të vitit.

“Lajm i mirë se tashmë bashkatdhetarët nga Zvicra që vijnë në Kosovë, nuk do t’i nënshtrohen karantinës. Vendimi ka ardhur pas vlerësimit që është bërë nga Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër, me arsyetimin se Kosova prej më shumë se dy javësh ka numër të ulët infeksionesh, nën 60 në 100 mijë banorë, ndërsa ditëve të fundit, ka rënë në 52”, ka shkruar ministri Zemaj në profilin e tij në Facebook. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3429734650406724?xts[0]=68.ARDMjV_Ktq2A2zerwoYRV3Ruepel3Qp6GH-9jyDnyVVBcyKuUOwFMXg4LLNiuaWGemOGZoiqh5xwOi9M9riWhcn_qr1cDNS3hM9R0eexQ9GXk7-nKNrtqCdQU_sI9Mxa4OLgLOTXN6T9r7XkHtc09qwrPmTU41mXxoz3p5pvGGaP95nm2JnvsgTaOEU3XbEirDPxGYcDFTASXmXEQMChGEW_I7Kaj4fRtrjAcvH3S1fW8CPwwsVlP6PKHqBD-8KTavDqzClkN-XCURdXlrj_M-w19WXclL5QVn7eYbDbZRBzd4FO8-kDiSjJsoKq0qucvIobiQ_UUG9TXg51U2FjTbwjtA&tn=-R