image Zemaj për vdekjen e dy vëllezërve kosovarë në Gjermani: Humbje e madhe për të gjithë

Kosovë

Zemaj për vdekjen e dy vëllezërve kosovarë në Gjermani: Humbje e madhe për të gjithë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy të rinjve nga Deçani që vdiqën sot në Gjermani pasi u goditën nga treni, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj është shprehur se kjo është humbje e madhe për të gjithë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të dy djemve të Arif Arifajt, në Bruckberg afër Munchenit të Gjermanisë. Vdekja e dy vëllezërve, njëri 13 dhe 17 vjeç është humbje e madhe për të gjithë. Andaj në këto çaste të rënda për familjen Arifaj nga Deçani dhe për të gjithë ne, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe farefisit”, ka shkruar Zemaj. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/armend.zemaj/posts/10221106369863408