Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim me kryetarët e komunave të Kosovës, me të cilët temë diskutimi ishte situata epidemiologjike për sa i përket pandemisë.
Në këtë takim, Zemaj kërkoi që aktivitetet për luftimin e pandemisë të jenë të kordinuara dhe të ketë konsultime të vazhdueshme lidhur me masat e ndërmarra dhe mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të IKSHKP-së, transmeton Gazeta Sinjali.
“Në takim janë trajtuar edhe kërkesat e komunave për fuqizimin e kapaciteteve të Kujdesit Parësor Shëndetësor, përkatësisht QKMF-ve; nevoja për rritjen e numrit të inspektorëve dhe shtimit të personalit shëndetësor, me qëllim që përgjigja ndaj COVID-19 dhe emergjencave të shëndetësisë publike të jetë sa më adekuate”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu në njoftim thuhet “Ishte dakordim i pjesëmarrësve në takim që të masat që ndërmerren nga MSH-ja të jenë në koordinim me kryetarët e komunave”- /Gazeta Sinjali/.