image Biden: Pandemia Covid-19 ka mbaruar, askush nuk mban më maskë

Botë

Biden: Pandemia Covid-19 ka mbaruar, askush nuk mban më maskë

news image

Pasi OBSH-ja deklaroi disa ditë më parë se pandemia është drejt fundit, një tjetër konfirmim vjen nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden. Në një intervistë për CBS News presidenti amerikan u shpreh se pandemia ka mbaruar, por ka ende shumë punë për të bërë.

“Pandemia ka mbaruar. Ne kemi ende një problem me COVID-19. Kemi ende shumë punë për të bërë, por pandemia ka mbaruar. Nëse e vini re, askush nuk mban më maskë. Të gjithë duket se po ecin shumë mirë, dhe unë gjithashtu mendoj se gjërat po ndryshojnë”.

Megjithatë, shtypi amerikan ngadalëson ritmin duke kujtuar se autoritetet shëndetësore amerikane ende raportojnë mesatarisht rreth 400 vdekje që i atribuohen Covid-19 çdo ditë.

/GazetaSinjali/