image OBSh: Transformim global të kujdesit për shëndetin mendor pas rritjes së rasteve - Sinjali

OBSh: Transformim global të kujdesit për shëndetin mendor pas rritjes së rasteve

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) bëri thirrje për një transformim global të kujdesit të shëndetin mendor, duke përmendur një rritje të madhe të çështjeve të shëndetit mendor në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë.

“Gjendja e depresionit dhe ankthit u rritën 25% vetëm në vitin e parë të pandemisë së koronavirusit”, tha OBSh.

“Pothuajse një miliard persona, ose pothuajse një në tetë persona në mbarë botën, jetonin me probleme të shëndetit mendor në vitin 2019, para fillimit të pandemisë, dhe individët me sëmundje të rënda të shëndetit mendor vdesin 10 deri në 20 vjet më herët se popullata e përgjithshme”, sipas raportit.

Pabarazitë sociale dhe ekonomike, lufta, kriza klimatike dhe pandemia citohen të gjitha si faktorë rreziku që kontribuojnë në sëmundjet mendore.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin