image Zemaj: Ministria e Shëndetësisë është bërë target sulmi, situata është nën kontroll

Shëndetësi

Zemaj: Ministria e Shëndetësisë është bërë target sulmi, situata është nën kontroll

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se situata është nën kontrol-l sa i përket situatës me COVID-19, dhe se Ministria e Shëndetësisë është bërë target sulmi nga opinioni publik dhe nga subjektet politike.

“Situata është duke u menaxhuar pa atë që ngritet nga opinioni publik se ka dalur situata nga kotrolli, situata është nën kontroll. Ministria e Shëndetësisë është targeti sulmi, edhe pse shumica e përgjegjësive u takon sektorëve të ndryshëm. Asnjë kapacitet nuk është i paangazhuar, asnjë profesionist shëndetësor nuk ik nga pandemia, kjo është fuqia jonë, çoftë infrastrukturore apo financiare, pa e anashkaluar ndihmën e miqëve ndërkombëtarë”, tha Zemaj.

Më tutje ai theksoi se qytetarët duhet t’i përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për vendosjen e maskave dhe respektimin e distancës sociale./ Gazeta Sinjali/