image Zemaj: Ky vit shkollor më i vështirë se të tjerët

Arsim

Zemaj: Ky vit shkollor më i vështirë se të tjerët

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë vizitës në shkollën “Iliria” në Prishtinë ka thënë se ky vit shkollor është më i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai po ashtu në këtë vizitë ka uruar nxënësit me rastin e ditës së parë të mësimit për vitin akademik 2020-2021.

“Natyrshëm që ky vit shkollor është më i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, andaj edhe duhet që të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësitë e veta, në respektimin e masava parandaluese të virusit”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar që ta menaxhojë sa më mirë situatën me COVID-19./Gazeta Sinjali/

Image may contain: 1 person, indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor