image Zemaj: Kryeministër, ju ka humbur rruga në oborr

Politikë

Zemaj: Kryeministër, ju ka humbur rruga në oborr

news image

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për një artikull që tha se e ka lexuar në një nga mediat ndërkombëtare, duke nisur kështu fjalën e tij në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për krizën energjetike dhe propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtim të rrymës.

Një person në Australi e kishte thirrur Policinë me arsyetimin se kishte humbur. E thirri edhe dikush nga komshinjtë e tij, po thonë që një person është duke bërtitur që ka humbur. Kur erdhën Policia, e gjetën. Kishte humbur në oborr të vet. 300 metra brenda hapësirës së oborrit i kishte humbur rruga në oborr të vetin”, tha ai.

Zemaj me ironi e pyeti ish-drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, tani deputet i PDK-së, nëse mund ta ndihmojë Policia kryeministrin që ta gjejë rrugën.

Tash nuk e di – ndoshta Rashiti na kish ndihmu – a ka Policia ndonjë mekanizëm që të ndihmon kryeministër ty me e gjetë rrugën e duhur për me e zgjidhë krizën energjetike, apo edhe ty, edhe kolegëve ju ka humbur rruga në oborr e s’po dini as çka me na thënë neve, e as qytetarëve”, tha ai.

/GazetaSinjali/