image Zemaj kritikon Qeverinë për menaxhimin e pandemisë: Kontingjenti i dytë i vaksinës antiCOVID mund të vonohet

Shëndetësi

Zemaj kritikon Qeverinë për menaxhimin e pandemisë: Kontingjenti i dytë i vaksinës antiCOVID mund të vonohet

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai deklaroi se Qeveria po e neglizhon sigurimin e vaksinës antiCOVID teksa shtoi se vonesat në ardhjen e kontigjentit të dytë mund të dëmtojë shëndetin publik dhe mendor.

“E kemi parë një dinamikë të ngadalësuar sa i përket vaksinës dhe profesionistët shëndetësor kanë hezituar këtë fazën e parë të vaksinohen. Besoj që Qeveria është dashur të ketë parasysh që 24 mijë doza do të përfundojnë shumë shpejt dhe mos marrjen e pjesës së dytë atëherë do të krijohet edhe kjo klimë e disfavorshme në procesin e vaksinimit. Mbi të gjitha do të shihet në diskrepancë qoftë edhe kohore neglizhencë, pa besueshmëri dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin publik po mbi të gjitha edhe shëndetin mendor”, shtoi Zemaj për EO.

Sipas tij, është për t’u shqetësuar qasja e Qeverisë, sepse duken shumë të relaksuar thuajse pandemia nuk ekziston në Kosovë.

“Është për tu shqetësuar qasja e tyre. Duken shumë të relaksuar thuajse pandemia fare nuk ekziston në Kosovë dhe rastet e infeksionit janë shndërruar vetëm në numra. Rastet spitalore fatkeqësitë që përfundojnë ose njerëzit që humbin jetën me fatalitet andaj kjo qasje e Qeverisë është me të vërtetë shqetësuese në raport me luftën ndaj pandemisë”.

“Pavarësisht insistimit që ata po punojnë duket që ka hezitim në marrjen e përgjegjësisë sepse pandemia kërkon ballafaqim. Andaj po mendohet që është përjashtuar Kosova nga situata pandemike dhe pasojat janë evidente”, tha ai.

Ish-ministri Zemaj tha se nuk kanë informacione konkrete se kur mund të vijë kontingjenti tjetër i vaksinave, ani pse komunikimi me partnerë është duke vazhduar.

“Ndoshta ka diçka që duhet të dalë në sipërfaqe sepse jemi të kufizuar në informacione por ne shpresojmë që Kosova do të ketë vaksinat. Komunikimi me partner është duke vazhduar pavarësisht që jemi në opozitë, premtimet janë reale, por sigurimi i blerjes duhet të jetë primar”.

Ai shtoi se ky është kontingjenti i paraparë nga Covax, i pranuar nga aplikimi i tyre për pjesën e parë, mirëpo thotë se duhet lobim sistematik.

“Ky është kontingjenti i paraparë nga Covax dhe është kontingjent i donacionit të pranuar nga aplikimi jonë nga pjesa e parë. Por edhe këtu duhet të lobohet sepse Covax nuk e ka vetëm Kosovën”.

“Nëse këtu gjendja pandemike paraqitet që është gjithçka në rregull dhe nuk ka numër të lartë infeksionit atëherë duhet të jemi të vëmendshëm që mund të ketë vonesa edhe në ardhjen e kontingjentit të dytë. Qeveria e ka parasysh me të gjithë prodhuesit komunikimin, fondet ekzistojnë dhe raporti sesi ata janë duke ndërtuar edhe me prodhues të tjerë”./Gazeta Sinjali/