image Zemaj kritikon Qeverinë: N’dorë t’Zotit, krejt për pushtet e asgjë për shëndet

Politikë

Zemaj kritikon Qeverinë: N’dorë t’Zotit, krejt për pushtet e asgjë për shëndet

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj ka shkruar se Vitinë dhe Kurtin i ka verbuar lufta për pushtet dhe të njëjtit nuk po interesohen për gjendjen e pandemisë në Kosovë.

“E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.370 raste të reja me Covid-19 dhe 1 të vdekur. Ndërkaq, Ministrin e Shëndetësisë dhe Kryeministrin i ka tërbuar tërësisht lufta për pushtet”, ka shkruar ai.

Tutje Zemaj ka shtuar se është e papranueshme që në kohën kur vendi shënon 1370 raste të reja vetëm brenda një dite, qendra kryesore e vaksinimit në Kosovë “1 Tetori” dhe shumë qendra tjera janë të mbyllura për shkak të ditëve të vikendi.

Postimi i plotë

N’dorë t’Zotit, krejt për pushtet e asgjë për shëndet!

E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.370 raste të reja me Covid-19 dhe 1 të vdekur. Ndërkaq, Ministrin e Shëndetësisë dhe Kryeministrin i ka tërbuar tërësisht lufta për pushtet.

Në fazën më kritike të epidemisë në Kosovë, me rritjen enorme të rasteve pozitive me Covid-19, ku vala e infeksionit me variantin Delta ka marrë përpjetën, Qeveria mendon veç për vota e pushtet.

Lëvizjet e qytetarëve janë pa mbikëqyrje si dhe pa asnjë kontroll mbi masat kufizuese. Numri i rasteve spitalore dhe i vdekjeve po rritet frikshëm, ndërsa Kurti dhe Vitia e kanë luksin e planit për vota dhe fushatë zgjedhore.

Në këtë situatë, qendra kryesore e vaksinimit në Kosovë, “1 Tetori”, dhe shumë qendra tjera janë të mbyllura, ngaqë është ditë vikendi. Arsye e papranueshme. Fakt i frikshëm. Në vend se të shtohen mundësitë e vaksinimit, ato mbyllen, kurse mundësitë ngushtohen. N’dorë t’Zotit, me këta mashtrues e demagog, krejt për pushtet e asgjë për shëndet!

/Gazeta Sinjali/