image Zemaj e Ramadani takohen me kryetarin e Pejës, flasin për gjendjen aktuale me COVID-19

Kosovë

Zemaj e Ramadani takohen me kryetarin e Pejës, flasin për gjendjen aktuale me COVID-19

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani kanë vizituar sot Komunën e Pejës, ku janë pritur nga kryetari i saj, Gazmend Muhaxheri.

Ministri Zemaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se me kryetarin Muhaxheri kanë diskutuar për shqetësimet e krijuara nga pandemia e COVID-19, ndërsa thotë se kanë shpalosur pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë rreziku që e kanos shëndetin e qytetarëve.

“U dakorduam që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore (e të mos jenë vetëm në nivel qendror), sikurse inspektorati të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti Covid-19. Në këtë takim përveç bashkëpunëtorëve isha i shoqëruar nga Naser Ramadani drejtor i IKSHP, sikurse nga Shkumbin Gashi deputet i parlamentit”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3182124705167721?__xts__[0]=68.ARA9ZZLf-y6HvC9mfGSdOMyihIpGgWPKu8JPU6RxqcqmHh4L2K6VFyAh9QI1E3zJgowHZID06iufQitzBA9bYkm5LmG2iSUwx-zycAqUz4YM6lutudfnQ5moAB9fJNBqNnugTKBZEGJtLsdiSQS0MfzEUX0wIODB6x0mkMhVnoMQkpvMJCLj4IKmF7oCSG6wKqzWJ0pjiV4xSijhXdNR5G_6xpR8KKxN70VSpmyN0vd2SMF_E7VkTFhtN3-AcOsihEca0nSrb5a_iqzzecx-tdCFaN2pDtrswwuL6vXW02cyqlfSLH66ziPlI_bpjFq8wP4RbNx7jD5bQaBDVptdzQpc3w&__tn__=-R