Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se dorëheqja e ministritë të Shëndetësisë, Rifat Latifi vije si pasojë e dështimit të Kurtit si kryeministër.
Zemaj pas dorëheqjes së Latifit ka thënë se a është Kurti ministër i ri i vetëm i Shëndetësisë apo do të ketë edhe një person tjetër të radhës për të mbuluar dështimet e tij?
Ai përmes një postimi në Facebook ka numëruar disa “padrejtësi ndaj qytetarëve” që kanë ndodhur gjatë kohës së Latifit si ministër i Shëndetësisë.
“Mos të harrojmë se për këta 18 muaj kanë ndodhur një sërë dështimesh dhe padrejtësish ndaj qytetarëve, pacientëve dhe profesionistëve shëndetësor:
–Është e padrejtë kur kryesuesja e Bordit është edhe kryesuese e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave.
–Është e padrejtë mijëra operacione bëhen më pak në kuadër të SHSKUK-së, e shumë më shumë në sektorin privat.
-Është e padrejtë kur qindra qytetarë kërkojnë shërim jashtë vendit, ndërsa pushteti qëndron si spektator.
-Është e padrejtë kur lista e pritjes për të marrë shërbime shëndetësore, në disa raste arrin deri në fundin e vitit 2024.
-Është e padrejtë është mungesa e barnave esenciale, dhe më i padrejtë është fakti se aty është një hije e zezë keqpërdoruese e cila shumë shpejt do të mund të marr formën e një hije të keqe korruptuese.
Padrejtësitë e mëdha të këtij pushteti janë të prezantuara edhe në raportin e aludimit, ku është një mal me shkelje e keqpërdorime.
-Është e dhimbshme për vendin kur vetëm sivjet mbi 170 mjek të rinj dhe mbi 60 mjek me përvojë 20 vjeçare janë larguar nga institucionet publike shëndetësore.
–Edhe më i dhimbshëm bëhet fakti kur në Kosovë janë edhe më shumë se 650 mjek të papunë”, ka shkruar Zemaj.