Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy zbarkoi në Paris të dielën përpara bisedimeve të tij dypalëshe me homologun e tij francez Emmanuel Macron.
“Paris. Me çdo vizitë, aftësitë mbrojtëse dhe sulmuese të Ukrainës po zgjerohen”, shkroi Zelensky në Twitter ndërsa mbërriti të dielën në mbrëmje në bazën ajrore të Villacoublay në jugperëndim të Parisit, raporton Agence France-Presse.
“Lidhjet me Evropën po forcohen dhe presioni ndaj Rusisë po rritet”, deklaroi ai.
Macron pak më vonë mirëpriti Zelensky në Pallatin Elysee, për herë të dytë që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Zyra e liderit francez tha se dyshja do të diskutojnë “mbështetjen” e Francës për t’iu përgjigjur “nevojave urgjente ushtarake dhe humanitare të Ukrainës” gjatë një darke në pallatin presidencial.