Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka vizituar pozicionet ushtarake të vijës së parë pranë qytetit lindor të rrethuar të Bakhmutit, sipas një deklarate nga zyra e tij.
Gjatë vizitës së tij, Zelenskiy “dëgjoi “raporte mbi situatën operacionale dhe rrjedhën e armiqësive në vijën e frontit”, thuhet në deklaratë.
Ai u fotografua gjithashtu duke u takuar me ushtarakët ukrainas dhe mbajti një moment heshtje në kujtim të atyre që kishin rënë në luftë.
Zelenskiy citohet të ketë thënë:
“Jam i nderuar të jem sot këtu, në lindje të vendit tonë, në Donbas, dhe t’i shpërblej heronjtë tanë, t’ju falënderoj, të shtrëngoj duart. Faleminderit që mbroni shtetin, sovranitetin, lindjen e Ukrainës.”
Iuliia Mendel, një ish-zëdhënëse e Zelenskiy, ndau një video që tregonte presidentin pranë Bahkmut:
.@ZelenskyyUa near Bakhmut pic.twitter.com/iVKRDZRwcD
— Iuliia Mendel (@IuliiaMendel) March 22, 2023