image Zelensky: Ukraina plotësisht e përgatitur për të filluar bisedimet për anëtarësimin në BE

Botë

Zelensky: Ukraina plotësisht e përgatitur për të filluar bisedimet për anëtarësimin në BE

news image

“Ukraina është plotësisht e përgatitur për të filluar bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai u shpreh se autoritetet në Ukrainë po bëjnë gjithçka që është e mundur, në mënyrë që bisedimet të fillojnë këtë vit.

“Kam mbajtur një takim për Bashkimin Evropian dhe integrimin tonë. Këtë vit do të fillojmë negociatat për anëtarësim. Ukraina është plotësisht i përgatitur për këtë – ne po bëjmë atë që është e nevojshme nga ana jonë. Dhe ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që edhe Bashkimi Evropian të jetë plotësisht i përgatitur. Pikërisht këtë vit”, shkroi Zelensky në Twitter.

/GazetaSinjali/