Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje të shtunën për paqe kuptimplotë dhe bisedime “pa vonesë” me Moskën.
Ai tha se ishte shansi i vetëm i Rusisë për të kufizuar dëmin nga “gabimet” e saj në vazhdën e pushtimit të saj, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ky është i vetmi shans për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta,” tha Zelensky në fjalimin e tij.
“Është koha për t’u takuar, është koha për të biseduar, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën”.
“Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’ju duhen disa breza për t’u rikuperuar.”