Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bombardimet ndaj Khersonit që vranë pesë dhe plagosën 20 të tjerë janë “terrorizëm”.
Duke postuar fotografi të pasojave të sulmeve, duke përfshirë viktimat e shtrira në rrugë, ai tha: “Vendi terrorist vazhdon të sjellë botën ruse në formën e granatimeve të popullsisë civile. Kherson. Në mëngjes, të shtunën, në prag të Krishtlindjeve, në pjesën qendrore të qytetit.
“Këto nuk janë objekte ushtarake. Kjo nuk është një luftë sipas rregullave të përcaktuara. Është terror, është vrasje për hir të frikësimit dhe kënaqësisë.
“Bota duhet të shohë dhe të kuptojë se çfarë të keqeje absolute po luftojmë.”