Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shtruar iftar për myslimanët të cilët shërbejnë në ushtrinë e Ukrainës.
Sipas presidentit ukrainas, tani e tutje kjo darkë do të bëhet tradicionale gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Sot ne fillojmë një traditë të tillë për Ukrainën, një iftar në nivel zyrtar, së bashku me heronjtë tanë, ushtarët e pranishëm myslimanë, së bashku me mexhlisin e popullit tatar të Krimesë dhe përfaqësuesit e të gjithë komunitetit mysliman të Ukrainës. Për më tepër, ne me këtë konfirmojmë se vlerësojmë çdo person dhe komunitet”, deklaroi Zelensky.
Zelensky theksoi se diversiteti është baza e karakterit të Ukrainës së pavarur, të cilën çdo kush e dëshiron.
“Dhe ky karakter të na fuqizon gjithmonë dhe të na drejton drejt veprave të mira”, tha ai.
Zelensky përfundoi duke pohuar se është mirënjohës ndaj myslimanëve të vendit dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar mysliman, të cilët, ashtu si ukrainasit, kërkojnë paqe dhe mbrojtje nga e keqja.
Në këtë iftar morën pjesë edhe zyrtarë ukrainasë si Shefi i Zyrës së Presidentit Andriy Yermak, zëvendësit e tij Andriy Sybiha dhe Roman Mashovets, Përfaqësuesja e Përhershme e Presidentit të Ukrainës në Republikën Autonome të Krimesë Tamila Tasheva, Kryetari i Mejlisit të Tatarit të Krimesë Refat Chubarov dhe anëtarët e Mejlisit , Kryetari i Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës Rustem Umerov, Zëvendës Ministrja e Parë e Punëve të Jashtme të Ukrainës Emine Dzhaparova, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Ukrainës Alim Aliev, këngëtarja Jamala, përfaqësues të publikut dhe institucioneve diplomatike.
⚡️Zelensky honors Muslim tradition by participating in first 'official' iftar.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) April 7, 2023
President Volodymyr Zelensky announced on April 7 that Ukraine was beginning a new tradition of hosting official iftar meals during Ramadan. pic.twitter.com/tXl2HpsF8F