image Zelensky shkarkon dy anëtarë të lartë të shërbimit të sigurisë: Janë tradhtarë

Botë

Zelensky shkarkon dy anëtarë të lartë të shërbimit të sigurisë: Janë tradhtarë

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se ka shkarkuar dy anëtarë të lartë të shërbimit të sigurisë kombëtare, duke thënë se janë “tradhtarë”.

“Sot është marrë një tjetër vendim sa u përket anti-heronjve”, ka thënë ai.

“Nuk kam kohë të merrem më të gjithë tradhtarët, mirëpo gradualisht, të gjithë do të ndëshkohen”.

Ai ka thënë se “kushdo që e shkel betimin e besnikërisë ndaj popullit ukrainas, do të privohet nga gradat ushtarake”.

/GazetaSinjali/