image Zelensky: Rusia po përdorë urinë si armë

Botë

Zelensky: Rusia po përdorë urinë si armë

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po përdorë urinë si armë në përpjekjen e saj për të fituar territor.

Duke folur përmes një përkthyesi, ai i tha Parlamentit irlandez se raketat ruse po “shkatërronin gjëra që janë të nevojshme për jetesën“.

Ai tha se forcat ruse kishin bllokuar të gjitha portet detare dhe anijet e Ukrainës me ushqime për eksport.

Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë në bujqësi dhe ushqim dhe Zelensky tha se veprimet e Rusisë do të çonin në mungesë ushqimi dhe rritje të kostove për miliona njerëz të uritur në të gjithë globin, shkruan BBC.

Për ta uria është një armë kundër nesh, njerëzve të thjeshtë si instrument dominimi”, tha ai.

Zelensky u kërkoi gjithashtu udhëheqësve politikë të Irlandës që të përdorin ndikimin e tyre për të bindur vendet e tjera të BE-së që të vendosin sanksione edhe më të ashpra për të ndalur pushtimin e Presidentit Putin.

BE do të takohet sot për të diskutuar sanksione të mëtejshme.

/GazetaSinjali/