image Zelensky refuzoi ta presë në Kiev, reagon presidenti i Gjermanisë

Botë

Zelensky refuzoi ta presë në Kiev, reagon presidenti i Gjermanisë

news image

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier ka reaguar pas refuzimit për takim nga homologu i tij ukrainas ditën e sotme.

Steinmeier ka thënë se ai kishte propozuar një vizitë në Ukrainë me liderët baltikë, por udhëtimi nuk ishte i dëshiruar nga Kievi.

Ai tha se presidenti polak Andrzej Duda u sugjeroi të dy liderëve të udhëtonin në kryeqytetin ukrainas së bashku me krerët e shteteve të shteteve baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë për të “dërguar një sinjal të fortë të solidaritetit të përbashkët evropian me Ukrainën”.

“Isha gati për të. Por me sa duket, kjo nuk ishte ajo që kërkohej në Kiev”, u tha Steinmeier gazetarëve gjatë vizitës në Varshavë.

Presidenti gjerman konsiderohet të ketë pasur marrëdhënie të ngushta me Rusinë në rolet e tij të mëparshme politike. Ukraina ka qenë më parë kritike ndaj Steinmeier për lidhjet e tij me Rusinë dhe rolin kryesor që ai luajti si ish-ministër i Jashtëm në përmirësimin e marrëdhënieve me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

Komentet e presidentit gjerman vijnë pasi liderë të tjerë evropianë kanë bërë vizita në Kiev. Kryeministri i Britanisë Boris Johnson dhe kancelari i Austrisë Karl Nehammer bënë vizita të veçanta të shtunën te presidenti ukrainas  Volodymyr Zelensky.

/GazetaSinjali/