image Zelensky: Qëllimi ynë kryesor është ta përfundojmë këtë gjakderdhje

Botë

Zelensky: Qëllimi ynë kryesor është ta përfundojmë këtë gjakderdhje

news image

Zelensky përshëndeti bashkatdhetarët e tij për durimin e “një ditë të vështirë, por të guximshme”.

Qëllimi ynë kryesor është të përfundojmë këtë gjakderdhje,” tha ai. Ndërsa Zelensky pranoi se forcat ruse kishin shkaktuar viktima, ai tha se “armiku ka pësuar edhe viktima shumë të rënda”. BBC nuk mund ta verifikojë këtë pretendim.

Ukrainasit po i rezistojnë heroikisht këtij agresioni që nuk mund të justifikohet,” vazhdoi ai.

Kjo është arsyeja pse pushtuesit janë të detyruar të dalin me akuza edhe më absurde.

Presidenti rus Vladimir Putin i është referuar Zelenskit dhe ekipit të tij drejtues si “një grup narkomanësh dhe neo-nazistësh”.

Por Zelensky tha se qytetarët e tij dhe pjesa tjetër e botës nuk i besuan ato që ai i përshkroi si gënjeshtra nga Kremlini.

Më pas, duke kaluar në rusisht, Zelensky shtoi: “Qytetarët e Federatës Ruse nuk do t’i besojnë.”

/GazetaSinjali/